Logo Bashkia

Bashkia

Funksionet e Bashkisė

Ditari i Tiranės

Bashkia ka njė sėrė funksionesh nė shumė fusha. Falė edhe procesit tė decentralizimit tė pushtetit lokal, kėto funksione kanė ardhur duke u shtuar. Nė bazė tė Ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (Kreu IV, neni 9, 10, 11, 12), Bashkia ushtron kėto funksione:

1. Nė fushėn e infrastrukturės dhe shėrbimeve publike:

a) Furnizimi me ujė tė pijshėm

b) Funksionimi i sistemit tė kanalizimeve tė ujėrave tė bardha, tė ujėrave tė zeza dhe kanaleve mbrojtėse tė zonave tė banuara

c) Ndėrtimi, rehabilitimi dhe mirėmbajtja e rrugėve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike

ē) Ndriēimi i mjediseve publike

d) Funksionimi i transportit publik urban

dh) Administrimi i varrezave dhe garantimi i shėrbimit tė varrimit

e) Shėrbimi i dekorit

ė) Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave tė gjelbėruara publike

f) Grumbullimi, largimi dhe pėrpunimi i mbeturinave

g) Planifikimi urban, menaxhimi i tokės dhe strehimi sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj

2. Nė fushėn e shėrbimeve me karakter social, kulturor e sportiv:

a) Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i institucioneve pėrkatėse

b) Organizimi i veprimtarive sportive, ēlodhėse e argėtuese dhe administrimi i institucioneve pėrkatėse

c) Shėrbimi social dhe administrimi i institucioneve si: ēerdhet, azilet, shtėpitė e fėmijėve, etj.

3. Nė fushėn e zhvillimit ekonomik vendor:

a) Pėrgatitja e programeve tė zhvillimit ekonomik vendor

b) Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit tė tregtisė

c) Zhvillimi i biznesit tė vogėl, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitėse si panaire e reklama nė vende publike

ē) Organizimi i shėrbimeve nė mbėshtetje tė zhvillimit ekonomik vendor si: informacioni, struktura dhe infrastruktura e nevojshme

d) Shėrbimi veterinar

dh) Ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor

4. Nė fushėn e rendit dhe mbrojtjes civile:

a) Ruajtja e rendit publik pėr parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit tė akteve tė Bashkisė

b) Mbrojtja civile

Gjithashtu Bashkia, por edhe komuna, kanė edhe disa Funksione tė Pėrbashkėta me pushtetin qendror. Bashkia kryen secilin nga funksionet e mėposhtme, veēmas ose sė bashku me pushtetin qendror, nė pėrputhje me afatet e pėrcaktuara me ligj. Nė rastet kur pushteti qendror i kėrkon Bashkisė, apo komunės, kryerjen e njė funksioni tė pėrbashkėt ose arritjen e njė standardi kombėtar pėr realizimin e kėtij funksioni, ai siguron mbėshtetje tė mjaftueshme financiare dhe materiale. Bashkia kryen kėto funksione tė pėrbashkėta pėr:

a) arsimin parashkollor dhe parauniversitar

b) sistemin e shėrbimit parėsor shėndetėsor dhe mbrojtjen e shėndetit publik

c) kujdesin social, zbutjen e varfėrisė dhe garantimin e funksionimit tė institucioneve pėrkatėse

ē) rendin publik dhe mbrojtjen civile

d) mbrojtjen e mjedisit

dh) funksione tė tjera tė pėrbashkėta sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj.

Kompetencat e Bashkisė, pėr funksionet e parashikuara nė kėtė nen, rregullohen nė ēdo rast me ligj. Raportet mes njėsive tė qeverisjes vendore dhe tė institucioneve qendrore pėr funksionet e parashikuara nė kėtė nen, rregullohen me ligj ose me akte nėnligjore.

Bashkia ka edhe Funksione dhe Kompetenca tė Deleguara, tė cilat janė tė detyrueshme ose jo tė detyrueshme. Funksionet dhe kompetencat e detyrueshme janė tė pėrcaktuara me ligj.

Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnė Bashkinė ose qarkun tė kryejnė funksione tė caktuara tė institucioneve qendrore, duke pėrcaktuar procedurat e kryerjes dhe tė kontrollit pėr zbatimin e tyre.

Institucionet qendrore mund tė autorizojnė Bashkinė tė ushtrojė njė kompetencė tė vetme pėr njė funksion tė caktuar.

Bashkisė mund t’i delegohen funksione dhe kompetenca tė tjera jo tė detyrueshme, mbi bazėn e njė marrėveshjeje midis njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse dhe institucionit qendror pėrgjegjės me ligj pėr kėtė funksion ose kompetencė.

Nė ēdo rast institucionet qendrore u garantojnė njėsive tė qeverisjes vendore mbėshtetjen e nevojshme financiare pėr ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave tė deleguara.

Bashkia me nismėn e vet mund tė pėrdorė burimet e veta financiare pėr ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave tė deleguara, me synim ngritjen nė nivel mė tė lartė tė shėrbimit nė interes tė bashkėsisė.


© 2004-2010 Bashkia e Tiranės