Administrimi i pėrbashkėt i banesave
Bashkia e Tiranės, si promotore e njė sėrė nismash nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė shėrbimeve pėr komunitetin, ka nisur projektin Pėr administrimin e pėrbashkėt tė ndėrtesave nė Tiranė.
Duke qenė se njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės e kalojmė nė banesat tona dhe nė mjediset pėrreth tyre, shpeshherė pėrballemi mė probleme apo vėshtirėsi, lidhur me administrimin dhe mirėmbajtjen e tyre. Nisma pėr tu vetorganizuar pėr pėrmirėsimin e mjediseve dhe tė shėrbimeve tė pėrbashkėta nuk kanė munguar. Ky lloj organizimi ėshtė nė interesin e tė gjithė qytetarėve, sepse do tė jeni ju ata qė do vendosni pėr mirėmbajtjen e banesave, tė mjediseve tuaja pėrreth banesave, duke pėrmirėsuar cilėsinė e jetesės suaj.
Ky projekt ka si pikėnisje tė tij miratimin e ligjit nr. 10112, datė 09.04.2009 Pėr administrimin e bashkėpronėsisė nė ndėrtesat e banimit. Qėllimi i kėtij ligji ėshtė rregullimi i marrėdhėnieve juridike nė fushėn e administrimit tė bashkėpronėsisė nė ndėrtesat e banimit, si dhe tė truallit dhe mjediseve ndihmėse, qė janė nė bashkėpronėsi tė detyrueshme.
Nėpėrmjet kėtij projekti synohet tė ndėrgjegjėsohen qytetarėt e Tiranės, lidhur me rolin qė duhet tė kenė nė administrimin e pasurive tė pėrbashkėta si dhe mendohet ti shėrbejė zgjidhjes sė problemeve, qė lindin gjatė kėtij procesi. Bashkėlidhur do tė gjeni tė gjitha informacionet dhe aktet tip tė nevojshme pėr procesin e administrimit tė ndėrtesave nė bashkėpronėsi tė detyrueshme.
Pėr ēdo informacion tė nevojshėm mund tė kontaktoni Bashkinė e Tiranės nė:
Qendra Operatore, tel: 0800888 (pa pagesė)
Avokati i qytetit, tel : 2243807
Web: www.tirana.gov.al
Posta elektronike: bashkepronesia@tirana.gov.al
Adresa: Bashkia e Tiranės, sheshi Skėnderbej, ndėrtesa 2, kutia postare 1001, Njėsia Bashkiake 2, Tiranė.
Baza ligjore
1. Ligji nr.10 112, datė 9.4.2009 "Pėr administrimin e bashkėpronėsisė nė ndėrtesat e banimit"
Dokumente tip tė zgjedhjes sė Asamblesė
1. Njoftimi pėr mbledhjen e parė tė bashkėpronarėve
2. Njoftimi pėr mbledhjen e radhės sė bashkėpronarėve
5. Njoftim pėr regjistrim nė Bashki tė kryesisė
6. Kėrkesė pėr ngritjen e detyrueshme tė Asamblesė
7. Kėrkesė pėr pėrcaktimin e detyrueshėm tė formės sė administrimit