Objektivi kryesor e planit rregullues ėshtė pėrcaktimi i normave dhe rregullave pėr tė lehtėsuar dhe qartėsuar marrėdhėniet investitorė pronarė trualli. Synohet tė qartėsohet dhe roli i pushtetit lokal si moderator i kėtyre marrėdhėnieve dhe jo thjesht spektator inert i tyre.
Hartimi i planit rregullues do tė bazohet nė marrjen nė konsideratė tė mendimeve dhe sugjerimeve tė grupeve tė interesit por qėllimi i tij kryesor ėshtė theksimi i rolit tė elementeve publik.
Hartimi i planit do tė fokusohet nė krijimin e njė instrumenti rregullator tė thjeshtė por efikas, i cili mund tė aplikohet sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe do tė jetė i ndjeshėm ndaj zhvillimeve dhe pėrcaktimeve tė mėtejshme. Prioritet do ti jepet ndikimit praktik tė instrumentit planifikues.
Tre ēėshtjet kryesore ku do tė fokusohet plani janė :
Dinamika e rritjes urbane nė kontekstin aktual socio-ekonomik, paraqet njė sfidė tė pa precedent tė pėrshtatjes tė qytetit -dhe mbi tė gjitha infrastrukturės dhe sistemit tė shėrbimit- karshi nevojave tė popullsisė duke integruar rritjen aktuale dhe tė vazhdueshme tė saj brenda njė sistemi urban efikas dhe tė qėndrueshėm.
Sfida shtrihet pėrtej zhvillimit fizik, ajo fokusohet nė ri-ekuilibrimin e interesave publike e private nė procesin e zhvillimit urban duke pėrshtatur kėto role nė kontekstin e enjė shoqėrie tė hapur e demokratike qė bazohet nė ekonominė e tregut tė lirė.
Qėllimi kryesor ėshtė krijimi i njė baze planifikimi tė pėrshtatshėm urban, e cila do tė integrojė funksione tė ndryshme planifikimi tė Tiranės duke orientuar dhe duke i dhėnė karakter detyrues proceseve rregulluese.
Plani rregullues do tė hedhė bazat e politikave urbane tė zhvillimit tė Tiranės, duke e trajtuar si pjesė tė pa shkėputur tė rajonit ku ndodhet.